Suharekë: Shkoi t’ia kërkojë borxhin, teksa rriheshin djali i mitur i të dyshuarit gjuan me armë

02.07.2020

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në Qafë-Duhël të komunës së Suharekës. Viktima bashkë me një dëshmitar ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për të kërkuar një borxh de pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri-tjetrin me grushte. Derisa të njëjtit ishin duke u përleshur fizikisht, djali i të dyshuarit i […]

Suharekë: Shkoi t’ia kërkojë borxhin, teksa rriheshin djali i mitur i të dyshuarit gjuan me armë Foto: Ilustrim

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në Qafë-Duhël të komunës së Suharekës.

Viktima bashkë me një dëshmitar ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për të kërkuar një borxh de pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri-tjetrin me grushte.

Derisa të njëjtit ishin duke u përleshur fizikisht, djali i të dyshuarit i moshës së mitur ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një armë, duke shtënë disa herë në drejtim të viktimës.

“Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është e rëndë nga lëndimet që i ka marrë nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar pistoletën me shtatë fishekë dhe dy gëzhoja”, thuhet në njoftimi ne policisë.

Me urdhër të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.