Suharekë: Rrahen mes vete pesë persona

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Suharekë është raportuar për një rrahje, ku janë përfshirë 5 persona në këtë rrahje.
Sipas raportit të Policisë pesë persona janë përfshirë në rrahje mbrëmë në Suharekë.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se shkak për rrahje dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje.
Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se tre prej të përfshirëve të rrahje kanë marrë tretman mjekësor.
“Është raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje, pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar ishin përfshi në rrahje, ku si pasojë tre prej tyre kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa bëhet e ditur se është njoftuar prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar.