Çlirim Gashi
10.04.2019, 13:27

Suharekë: Rrahen mes vete katër kushërinj

Në Suharekë më 9 prill katër kushërinj janë rrahur në mes vete pas një mosmarrëveshje.

Policia thotë se katër personat janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Janë arrestuar katër të dyshuar kushërinj në mes vete meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes vete”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndër të tjerash Policia njofton se: “Dy persona të dyshuar si pasojë e rrahjes kanë marrë tretman mjekësor”.

Me vendim të prokurorit, katër personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes.