Suharekë: Persona të panjohur vjedhin rrethojat e autostradës

04.04.2020

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka ndodhur një vjedhje në fshatin Gelancë të Suharekës. Sipas këtij raportit nga PK, persona të panjohur kanë vjedhur rrethojat e autostradës. Rasti ka ndodhur dje më 03.04.2020 rreth orës 10:12. Policia ka njoftuar se ende nuk dihet vlera e dëmit, ndërsa rasti […]

Suharekë: Persona të panjohur vjedhin rrethojat e autostradës Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka ndodhur një vjedhje në fshatin Gelancë të Suharekës.

Sipas këtij raportit nga PK, persona të panjohur kanë vjedhur rrethojat e autostradës.

Rasti ka ndodhur dje më 03.04.2020 rreth orës 10:12.

Policia ka njoftuar se ende nuk dihet vlera e dëmit, ndërsa rasti është duke u hetuar.