Suharekë: Për një vit, 17 persona humbën jetën tragjikisht

20.03.2019

Sipas statistikave, shtatëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën brenda një viti në Suharekë. Viktimat kanë humbur jetën tragjikisht, në aksidente të trafikut, vende të punës si dhe vrasje me armë zjarri. Pesë prej tyre kanë qenë nga fshati Mushtisht, ku në këtë fshat është organizuar një marsh paqësor për rastet tragjike që kanë ndodhur ditët e fundit. […]

Suharekë: Për një vit, 17 persona humbën jetën tragjikisht Foto: Ilustrim

Sipas statistikave, shtatëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën brenda një viti në Suharekë.

Viktimat kanë humbur jetën tragjikisht, në aksidente të trafikut, vende të punës si dhe vrasje me armë zjarri.

Pesë prej tyre kanë qenë nga fshati Mushtisht, ku në këtë fshat është organizuar një marsh paqësor për rastet tragjike që kanë ndodhur ditët e fundit.

Protestuesit kanë kërkuar më siguri nga institucionet, për dy ditë në këtë komunë janë shënuar pesë viktima, dy vrasje dhe një aksident me fatalitet.

Ismet Gegaj, 64-vjeçar, nga fshati Studençan ka mbetur i vrarë pas një zënke për pronë me vëllain, Bajram Gegaj, 72-vjeçar.

Gegaj e qëlloi për vdekje 6 herë me armë të vëllain e tij, Ismetin.

64-vjeçari, më herët ishte dënuar 14 vite për një vrasje të kryer, po të njëjtën ditë, më 17 mars 2019, në një kazino u gjet i vrarë një 32-vjeçar.

I dyshuar për vrasjen në kazino, është një rreshter i Policisë së Kosovës, të cilit tashmë iu është caktuar paraburgimi prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

I dyshuari është Sh.S, i cili sipas gjykatës, 32-vjeçarin Jetmir Aliaj, e kishte qëlluar me plumb në kokë.

Polici dyshohet se kishte synuar grabitje në një kazino në rrugën e Reshtanit dhe kishte qëlluar Jetmir Aliajn, punëtor i kazinosë, ku gjykata deklaroi se i dyshuari e qëlloi Jetmirin në kokë me armën e markës “Glock”, ku e la të vdekur.