Suharekë: Organizoi aheng në kohë pandemie, ndërhyn Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka iniciuar procedurë ndaj të dyshuarit për organizim të një ahengu familjar në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 22:41 në Suharekë.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se ahengu është ndërprerë, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.