Suharekë: Një punëtor goditet nga energjia elektrike

  • 05.04.2019, 13:03

Një person nga Suhareka deri sa ishte duke punuar për izolim të një shtëpie është goditur nga energjia elektrike.

I njëjti është dërguar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia njoftoi se rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:30, derisa personi në fjalë ishte duke punuar për izolimtë një shtëpie.

“Viktima mashkull K/Shqiptar deri sa kishte qenë duke kryer punë në izolimin e një shtëpie, kishte rënë në kontakt me rrjetin elektrik dhe kishte pësuar lëndime trupore”, ka konfirmuar policia.

Sipas Policisë personi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Të tjera