11.09.2019, 10:35

Suharekë: Një person është arrestuar, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij

Një person në Suharekë është arrestuar nga policia pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes.

I dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gjyshes së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gjyshes së tij viktimës femër K-Shqiptare”, njofton Policia e Kosovës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”

LEXO EDHE:  Sulmohen policët në Suharekë
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.