Suharekë: Në 2018, 34 raste të dhunës në familje

09.02.2019

Sipas raportit të policisë-sektori i dhunës në familje, në vitin 2018 në Komunën e Suharekës u raportuan gjithsej 34  raste të dhunës në familje. Nga 34 rastet e raportuara: 14-Sulme fizike, 7-Lëndime trupore, 7-Kanosje, 2-Dëmtim prone, 1-Incest, 1-Dhunë psiqike,1-Shkelje e urdhërit dhe 1-Shkelje e detyrimit familjar. Ndërsa QPS raporton 9 raste dhunë në familje të […]

Suharekë: Në 2018, 34 raste të dhunës në familje Foto: Grief

Sipas raportit të policisë-sektori i dhunës në familje, në vitin 2018 në Komunën e Suharekës u raportuan gjithsej 34  raste të dhunës në familje.

Nga 34 rastet e raportuara: 14-Sulme fizike, 7-Lëndime trupore, 7-Kanosje, 2-Dëmtim prone, 1-Incest, 1-Dhunë psiqike,1-Shkelje e urdhërit dhe 1-Shkelje e detyrimit familjar.

Ndërsa QPS raporton 9 raste dhunë në familje të trajtuara, dhe ku gjendja e këtyre rasteve përcillet në vazhdimësi, 4 nga këto raste kan kërkuar strehim dhe janë strehuar në strehimoren në Prizren.

Nga këto raste 3 u janë kthyer familjeve, dhe një rast me vetdëshirë është larguar dhe jeton në një qytet tjetër.