Suharekë: Mashtrohen dy persona për terminin e vizave

  • 30.03.2019, 12:26

Në një njoftim për media Policia e Kosovës theksoi se është bërë një raportim ku dy persona nga Suhareka janë mashtuar rreth terminëve për viza.

Në raportim thuhet se janë mashtruar dy meshkuj K-Shqiptarë nga dy të dyshuar meshkuj K-shqiptarë, rreth terminëve për viza.

“Me 29.03.2019 dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë kanë raportuar se janë mashtruar nga dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, rreth terminëve për viza në një ambasadë duke ju marrë një shumë parash”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin.

Të tjera