Suharekë: I padituri jashtë vendit, shtyhet seanca përgatitore ku KEDS po kërkon kompensimin e dëmit material

18.06.2021

Mungesa e të paditurit I.B, ka bërë që të dështoj seanca përgatitore, e paraparë të mbahej të premten në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë. Në fillim të seancës, gjykatësi Shaban Zeqiraj ka njoftuar palët se i padituri I.B ishte ftuar në mënyrë të rregullt, por në fletë kthesë është konstatuar se i njëjti […]

Suharekë: I padituri jashtë vendit, shtyhet seanca përgatitore ku KEDS po kërkon kompensimin e dëmit material Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Mungesa e të paditurit I.B, ka bërë që të dështoj seanca përgatitore, e paraparë të mbahej të premten në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë.

Në fillim të seancës, gjykatësi Shaban Zeqiraj ka njoftuar palët se i padituri I.B ishte ftuar në mënyrë të rregullt, por në fletë kthesë është konstatuar se i njëjti jeton në Gjermani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë, gjykatësi Zeqiraj ka detyruar paditësen – KEDS-in që në afatin prej 7 ditëve ta siguroj adresën e të paditurit I.B ose të propozoj caktimin e përfaqësuesit të përkohshëm.

Në rast të mos respektimit të këtij afati, gjykatësi tha se padia e paditësit do të konsiderohet e tërhequr.

Ndryshe, sipas padisë të dorëzuar në shtator të vitit 2018, paditësja KEDS ka kërkuar nga i padituri I.B që t’ia paguaj vlerën e dëmit të shkaktuar me rastin e kryerjes së veprës penale “vjedhje e shërbimeve komunale”, në shumë prej 138,54 euro, me kamatë ligjore nga parashtrimi i padisë. /BetimipërDrejtësi/