Suharekë: I gjenden substanca narkotike, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës në raportin dërguar mediave bënë të ditur se të hënën në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.

Sipas raportit thuhet se rreth orës 21:30 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy qese plastike me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.47 gr.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE:  [FOTO] Rrokulliset vetura në dalje të Suharekës
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.