Suharekë, i akuzuari kërkon të angazhojë avokat para se të deklarohet rreth fajësisë, shtyhet gjykimi ndaj tij

24.05.2021

Është shtyrë për muajin qershor seanca gjyqësore në rastin ku A.L po akuzohet se ka dëmtuar të drejtat pronësore të personit tjetër, në këtë rast S.P. Deri te shtyrja e seancës së paraparë të mbahej të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ka ardhur pasi që i akuzuari ka kërkuar të angazhojë […]

Suharekë, i akuzuari kërkon të angazhojë avokat para se të deklarohet rreth fajësisë, shtyhet gjykimi ndaj tij Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Është shtyrë për muajin qershor seanca gjyqësore në rastin ku A.L po akuzohet se ka dëmtuar të drejtat pronësore të personit tjetër, në këtë rast S.P.

Deri te shtyrja e seancës së paraparë të mbahej të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ka ardhur pasi që i akuzuari ka kërkuar të angazhojë një avokat mbrojtës para se të deklarohet rreth fajësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për këtë arsye, ai kërkoi nga gjykata që seanca të mos mbahet derisa ai të ketë angazhuar avokatin.

Në këto rrethana të krijuara, gjyqtari Lavdim Bajraktari vendosi të shtyj seancën ashtu që vazhdimin e së njëjtës e caktoi për 14 qershor 2021, ora 09:00.

Po ashtu, gjyqtari e njoftoi të akuzuarin se në rast që nuk prezanton në seancën e 14 qershorit edhe mbrojtësi i tij, atëherë seanca do të vazhdojë edhe pa prezencën e tij.

Sipas aktakuzës të ngritur më 29 maj 2019 nga Prokuroria Themelore në Prizren, A.L po akuzohet se nga 20 prilli 2017 e deri më 21 nëntor 2018, me qëllim që të pengoj pagesën e borxhit kreditorit, gjatë ekzekutimit të detyrueshëm tjetërson asgjëson ose fsheh pjesë të pasurisë dhe me këtë dëmton kreditorin- të dëmtuarin S.P.

Një gjë të tillë, sipas aktakuzës, A.L e ka bërë në atë mënyrë që duke mos mundur që ta regjistroj automjetin e tij, ai e tjetërson – shet automjetin për të cilin kishte të vendosur ndalesën për regjistrim, përkatësisht për mos-shitje dhe tjetërsim nga Ministria e Punëve të Brendshme- Drejtoria për Regjistrimin e Automjeteve, me ç’rast të dëmtuarit S.P. i shkakton dëm material.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër” nga neni 344 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi/