Suharekë: Godet çiklistin me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Suharekë: Godet çiklistin me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes
Herolind Bytyçi

25.07.2020 / Kronika

Sipas raportit të Policisë së Kosovës dërguar mediave të premten në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një çiklisti.

Në Rr. Brigada 123 rreth orës 16:35 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe një çiklisti.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar çiklisti i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar.

LEXO EDHE:  Për 24 orë 37 aksidente, mbi 1100 tiketa të shqiptuara e 9 të arrestuar
RAPORTO