Aktuale

Suharekë: Djali sulmon babanë, dërgohet në mbajtje

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar babanë e tij, njofton Policia e Kosovës.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar babain e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.