Suharekë: Disa persona dëmtojnë shkollën në Studençan

Një shkollë në fshatin Studençan në Suharekë është dëmtuar.

Ankuesi mashkull  ka raportuar se gjatë natës person-na të panjohur kanë dëmtuar derën e hyrjes së shkollës.

Ata kanë depërtuar brenda në objekt duke dëmtuar edhe tri dyer të zyrave të shkollës.

Policia nuk njofton nëse janë identifikuar personat që kanë dëmtuar objektin shkollor.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.