Raportime

Suharekë: Dhunë në familje, gjuajte më armë zjarri, 2 kanosje

Sot u mbajt takimi i rregullt i sigurisë lokale në Komunen e Suharekës.

Në takimin e rregullt të sigurisë lokale , i cili mbahet çdo të enjte, në Komunën e Suharekës, nënkryetarja Mihrije Suka, e cila është edhe koordinatore e këtij takimi, ia ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës, ku ka përmendur marrëveshjen me 30 punëtorë për mirëmbajtjen e ambientit nëpër fshatra të Komunës së Suharekës.


Ndërsa përfaqësuesi i Policisë ka raportuar se kanë ndodhur këto ngjarje gjatë javës: 3 raste shkaktim i rrezikut të përgjithshëm (gjuajtje me armë zjarri në ahengje familjare), 2 kanosje, 1 keqpërdorim i kafshëve (lufta e qenve), 14 aksidente trafiku, 1 shpërthim zjarri, 1 lëndim i lehtë trupor, 3 vjedhje, 1 rast shantazhi, 1 dhunë në familje dhe 1 lëndim trupor (rrahje).


Përfaqësuesit e OSBE-së, kanë njoftuar se janë në proces të indentifikimit të strehimoreve për ndihmë të grave të keqtrajtuara të rajonit tonë.
LMT-KFOR, ka njoftuar se vazhdojnë me punët e tyre të përditshme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.