Suharekë: Delloci që nga dita e dielë në “flakë”

01.04.2019

Bjeshka e fshatit Delloc ka dy ditë që është përfshirë nga flakët. Edhe pse njësiti i zjarrfikësve të Suharekës ka invtervenuar ende mbeten pjesë që janë të rrezikuara nga zjarri. Në një raportim të njësisë së zjarrfikësve të Suharekës thuhet se dita e hënë ka qenë e ngarkuar për ta, kjo nga sasia e madhe […]

Suharekë: Delloci që nga dita e dielë në “flakë” Foto: Ilustrim

Bjeshka e fshatit Delloc ka dy ditë që është përfshirë nga flakët. Edhe pse njësiti i zjarrfikësve të Suharekës ka invtervenuar ende mbeten pjesë që janë të rrezikuara nga zjarri.

Në një raportim të njësisë së zjarrfikësve të Suharekës thuhet se dita e hënë ka qenë e ngarkuar për ta, kjo nga sasia e madhe e pjesëve malore të përfshira nga zjarri.

Sipas raportimit thuhet se më të rrezikuara mbeten bjeshkët e Dellocit, vend ky që nga dita e dielë është nën zjarr.

Një rast tjetër i përfshirë nga zjarri ditës së hënë ka qenë edhe në fshatin Reshtan tek pjesa e autostradës, në fshatin Duhël, në Maqitevë dhe në Dragaqin.

Zjarret nuk kanë qenë me fatalitet vetëm për pyjet. Gjithashtu edhe pjesa e faunës është duke pësuar nga kjo dukuri. Gjatë intervenimit të tyre, njësiti i zjarrfikësve ka hasur edhe kafshë të djegura dhe të ngordhura si pasojë e zjarrit dhe tymit, ndër to edhe një dhelpër.