02.09.2019, 10:01

Suharekë: Burri rrah gruan dhe pastaj lirohet nga Policia

Dje ka ndodhur një rast në Suharekë, ku burri ka rrahur gruan, por dhunuesi që ka qenë bashkëshorti i saj është lirguar nga Policia e Kosovës në procedurë të rregullt.

Kështu po thuhet në raportin e sotëm të policisë së Kosovës. Sipas PK’së, në Suharekë me datë 1 shtator rreth orës 22:30 një person pas një zënke e ka rrahur keq gruan e tij.

Gruaja ka pranuar edhe tretman mjekësor. Por burri pas intervistimit nga policia është liruar në procedurë të rregullt.

Suharekë 01.09.2019-22:30. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pas një zënke, ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare –bashkëshorten e tij . Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me sugjerim te prokurorit, pas intervistimit lirohen (palët)”, thuhet në raportin e policisë.

LEXO EDHE:  Artan Sallauka nga Budakova me projekt për ta futur Kosovën në UNESCO, synohet punësimi i 2 mijë personave
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.