Suharekë: Vjedhje në market, dëmtim prone, monedha të falsifikuara dhe grabitje në Shirokë

Sot u mbajt takimi i rregullt i sigurisë lokale në Suharekë.

Në takimin e rregullt javor për kordinim lokal të sigurisë, të pranishëm ishin Nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka kryesuese e takimit, përfaqësuesi i Policisë, përfaqësuesi i Zyrës për Informim dhe përfaqësuesit nga KFOR-LMT. 
Nënkryetarja ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka numëruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke dhënë nga një shpjegim të shkurtër për të gjitha ato që kanë ndodhur ku specifikoi Karnavalet e mbajtura në qytetin e Suharekës, PZHK-në dhe aktivitete të tjera.

Përfaqësuesi i Policisë, ka raportuar për situatën e sigurisë në nivel komunal ku ka thënë se nuk kemi pasur ndonjë rast të rëndë specifik dhe e ka vlerësuar si të qetë situaten, por ka numëruar disa raste siç janë: 4 aksidente trafiku, 1 vjedhje në market, 1 dëmtim prone, 1 monedhë e falsifikuar 50€, 1 dëmtim i pronës publike, dhe 1 grabitje në Zonën Industriale në Shirokë.

Nga LMT-KFOR, është deklaruar kanë bërë monitorimin e Karnavaleve “Golden Eagle”, vizitë në Stacionin Policor të Suharekës, monitorim të mbledhjes së Komitetit për Komunitete, monitorim të PZHK-së, etj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.