Suharekë: Brenda javës 6 aksidente, 2 raste me lëndime trupore dhe 2 raste për posedim ilegal të armëve

19.09.2019

Sot u mbajt takimi i rregullt i koordinimit lokal për siguri. Në takimin e rregullt të koordinimit lokal për siguri, të cilin e ka kryesuar nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka u fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer në Komunë gjatë javës që shkoi. Ndërsa për gjendjën e sigurisë dhe për rastet që kanë […]

Suharekë: Brenda javës 6 aksidente, 2 raste me lëndime trupore dhe 2 raste për posedim ilegal të armëve Foto: Ilustrim

Sot u mbajt takimi i rregullt i koordinimit lokal për siguri.

Në takimin e rregullt të koordinimit lokal për siguri, të cilin e ka kryesuar nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka u fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer në Komunë gjatë javës që shkoi.

Ndërsa për gjendjën e sigurisë dhe për rastet që kanë ndodhur ka raportuar përfaqsuesi i policisë së Kosovës, Arben Elshani, shef i Operativës në Stacionin policor në Suharekë.

Ai ka thënë se gjatë javës kanë ndodhur 6 aksidente në trafik, 2 raste me lëndime trupore dhe 2 raste për posedim ilegal të armëve.

Raste të vjedhjeve gjatë kësaj jave nuk ka patur. Elshani, ka shtuar më pastaj se nga e hëna do të filloj projekti “Shtatori i sigurisë në komunikacion”.