Suharekë: Brenda javës 5 vjedhje, 2 aksidente trafiku, 3 lëndime trupore, 2 vjedhje në tentativë

16.05.2019

Në takimin e radhës për koordinimit lokal të sigurisë, në Komunën e Suharekës që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, e cila edhe e udhëheq takimin, në mes tjerash ka folur për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave, sepse takimi i javës së kaluar nuk […]

Suharekë: Brenda javës 5 vjedhje, 2 aksidente trafiku, 3 lëndime trupore, 2 vjedhje në tentativë Foto: Ilustrim

Në takimin e radhës për koordinimit lokal të sigurisë, në Komunën e Suharekës që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, e cila edhe e udhëheq takimin, në mes tjerash ka folur për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave, sepse takimi i javës së kaluar nuk është mbajtur për arsye se ka qenë ditë feste (9 Maji), Dita e Evropës.

Ndërsa për gjendjën e sigurisë ka raportuar, komandanti i stacionit policor z.Milazim Lumi, duke shtuar se gjatë javës kanë ndodhur këto raste:
5 vjedhje, 2 aksidente trafiku, 3 lëndime trupore, 2 vjedhje në tentativë, 2 dëmtime prone dhe 1 vjedhje pylli.

Ai, poashtu ka raportuar se po zhvillohen plane operative nga Policia e Suharekës lidhur me zbulimet e rasteve të vjedhjeve dhe parandalimi i tyre.
Vlen të theksohet se do të filloj të inicohet procedura e KLSP-së, Këshilli Lokal për Siguri Publike, duke filluar nga fshati Bukosh, i cili këshill do të jetë shumë i rëndësishëm sa i përket sigurisë nëpër fshtra.


Dhe në fund ka raportuar përfaqësuesi i KFOR-LMT i cili ka thënë se java ka qenë e qetë si dhe jemi pjesëmarrës në shumë aktivitete të ndryshme.