Suharekë: Brenda javës, 4 vjedhje, 2 raste të dhunës në familje dhe 1 lëndim trupor

Sot në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës për koordinim lokal të sigurisë, ku është raportuar për për ndodhitë e javës.

Në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë, në Komunën e Suharekës që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, e cila e udhëheq takimin, në mes tjerash ka folur për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës që po e lëm pas, duke i specifikuar disa ngjarje si: KKSB, fillimi i vitit të ri shkollor, Qarkorja dytë e buxhetit të Komunës për vitin 2020, zbulimi i pllakës përkujtimore të Heroit Ramë Bllaca nga kryeministri Haradinaj dhe kryetari Muharremaj.

Ndërsa për gjendjen e sigurisë ka raportuar, komandanti i Policisë z.Milazim Lumi, duke shtuar se gjatë javës kanë ndodhur këto raste:
2 aksidente trafiku, 4 vjedhje, 1 urdhëresë arresti vendor dhe ndërkomb., 1 lëndim trupor, 2 raste dhune në familje dhe 1 dëmtim prone.

Ndërsa përfaqësuesi i OSBE-së, ka njoftuar se janë në përgatitje të punëtorisë për qarkoren buxhetore të Komunës së Suharekës për vitin 2020.

Dhe në fund ka raportuar përfaqësuesi i KFOR-LMT, i cili ka thënë se java ka qenë e qetë si dhe ka njoftuar se nesër (e premte), do të ketë ushtrime ushtarake nga ana e KFOR-it, me aterrim të helikopterit në qytetin e Suharekës, në zonën afër Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, në orën 10:30 deri në orën 13:30.

RAPORTO