Suharekë: Brenda javës, 3 aksidente trafiku, 1 kanosje dhe 1 arrestim

Në takimin lokal për siguri në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, në mes tjerash ka njoftuar për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës.

Në takimin lokal për siguri në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, në mes tjerash ka njoftuar për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës.

Ndërsa nga Policia e Kosovës për gjendjen e sigurisë ka raportuar, kapiten Haxhi Kabashi, i cili e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë, duke shtuar se gjatë javës kanë ndodhur këto raste: 3 aksidente trafiku, 1 tentativë vjedhje, 3 dëmtime prone, 1 kanosje dhe 1 arrestim i një personi për mashtrim.

Nga KFOR-LMT-ja, kanë raportuar se kanë bërë vizitë me helikopter, stërvitje të ndihmës së parë, stërvitje në gjuajtje dhe në fund kanë njoftuar se do të jenë prezent edhe në monitorimin e karnavaleve që do të mbahen nesër në qytetin e Suharekës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.