03.10.2019, 15:24

Suharekë: Brenda javës, 3 aksidente trafiku, 1 vjedhje dhe 1 lajmërim i rrejshëm për grabitje

Sot në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i rregullt i sigurisë lokale, ku u raportuar për ndodhitë e javës në Suharekë.

Në takimin e rregullt për koordinim lokal të sigurisë, të cilin e ka kryesuar nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, u tha që në shumë Shkolla të Komunës sonë janë funksionalizuar kabinetet shkollore për lëndë të ndryshme të cilat janë pajisur me aparatura moderne.

Nënkryetarja ka bërë të ditur edhe për aksionin e madh të mbjelljeve të drunjëve dekorativ në shumë mjedise të Komunës. Ajo ka fol edhe për aktivitetet dhe punët tjera që po kryhen.

Ndërkaq për gjendjen e sigurisë ka fol përfaqësuesi i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Haxhi Kabashi, i cili ka shtuar se gjatë javës ka ndodhur këto raste: 3 aksidente në trafik, 1 vjedhje e vogël dhe 1 lajmërim i rrejshëm për grabitje.

LEXO EDHE:  Rinumërohen 62 përqind të vendvotimeve
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.