Suharekë: Brenda javës 1 vdekje aksidentale, 5 vjedhje, 6 aksidente trafiku dhe 50 gjoba trafiku

Suharekë: Brenda javës 1 vdekje aksidentale, 5 vjedhje, 6 aksidente trafiku dhe 50 gjoba trafiku

Sikurse çdo të enjte edhe sot është mbajtur takimi i sigurisë lokale në komunën e Suharekës.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila është udhëheqëse e takimit, i ka njoftuar të pranishmit e takimit me aktivitetet e javës që po e lëmë pas, ku si aktivitete me të rëndësishme, ajo ka përmendur: vizitën e kryetares së Fellbahut të Gjermanisë, në Komunën tonë, znj.Gabrielle Zull, renovimet në disa shkolla, para fillimit të vitit të ri shkollor, përurimi i Parkut te lagjja “Agron Berisha”, në Suharekë dhe për aktivitetet e “DIAFEST-it”.

Ndërsa për sigurinë lokale, ka raportuar komandanti i Policisë Milazim Lumi, i cili i ka numëruar këto raste: vjedhje 5, sulm fizik 1, lëndim trupor 2, vjedhje në tentativë 1, monedhë e falcifikuar 1, posedim i narkotikëve 1, vdekje aksidentale 1, 50 tiketa (gjoba trafiku), lëndim aksidental 1 dhe 6 aksidente trafiku.


Nga OSBE dhe KFOR-LMT, është bërë e ditur se janë në angazhimet e tyre të përditshme.

RAPORTO