Suharekë: Brenda javës, 1 dhunë në familje, 1 vetëvrasje në tentativë dhe 2 raste të vjedhjeve

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, kryesuesja e takimit znj.Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka numruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke i dhënë nga një rezyme të shkurtër për të gjitha ato që kanë ngjarë.

Ndërsa për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar përfaqsuesi i Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Haxhi Kabashi.

Ai pasi e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjën e sigurisë në Komunë, më pastaj ka shtuar se nga rastet që kanë ndodhur janë: 1 Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës ( granatë dore në Nepërbisht), 1 lëndim i rëndë trupor, 1 dhunë në familje në fshatin Budakovë, 1 tentim vetëvrasjeje në fshatin Greikoc, 1 sulm në fshatin Shirokë, rrahje e nxënësve të SHFMU “17 Shkurti “ dhe 2 raste të vjedhjeve në Vraniq.

Po ashtu edhe përfaqësuesi i OSBE-së, ka folur për aktivitetet e kësaj Organizate si dhe ai i LMT-së, për angazhimet në teren.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.