Suharekë: Brenda 1 jave, 2 aksidente e 4 raste dëmtim prone

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, në mes tjerash ka njoftuar për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës.

Si aktivitete kryesore, ajo ka përmendur akademitë përkujtimore dhe vizitat e kryetarit nëpër disa shkolla si dhe fushatën e mbjelles së pemëve dekorative për ambient të pastër.

Ndërsa nga Policia e Kosovës për gjendjen e sigurisë ka raportuar, kapiten Haxhi Kabashi, i cili e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë, duke shtuar se gjatë javës kanë ndodhur disa raste.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rastet të cilat ndodhën në Komunën e Suharekës janë: 2 aksidente në trafik, 2 sulme fizike, 1 rast prishje e qetësisë, 1 foto incizim i pa-autorizuar, 1 kanosje , 4 raste dëmtim prone dhe 1 ngacmim.

Nga OSBE-ja, kanë raportuar që janë në monitorim të mbledhjeve të Kuvendeve Komunale dhe në përgatitje të projekteve të ndryshme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.