Suharekë: Brenda 1 jave, 2 aksidente dhe 2 vjedhje

14.03.2019

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, ku të pranishëm ishin Nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, kryesuese e takimit, përfaqësuesi i Policisë, përfaqësuesi i Zyrës për Informim dhe përfaqësuesi i KFOR-it. Nënkryetarja ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka numëruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke dhënë nga […]

Suharekë: Brenda 1 jave, 2 aksidente dhe 2 vjedhje Foto: Ilustrim

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, ku të pranishëm ishin Nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, kryesuese e takimit, përfaqësuesi i Policisë, përfaqësuesi i Zyrës për Informim dhe përfaqësuesi i KFOR-it.

Nënkryetarja ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka numëruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke dhënë nga një shpjegim të shkurtër për të gjitha ato që kanë ndodhur ku specifikoi vizitën e Kryeministrit Haradinaj në Komunën tonë dhe ka njoftuar për aktivitetet që do të mbahen në vazhdim.

Përfaqësuesi i Policisë, ka raportuar për situatën e sigurisë në nivel komunal ku ka thënë se nuk kemi pasur ndonjë rast të rëndë specifik por ka numëruar disa raste siç janë: Aksident rrugor – 2, Vjedhje të imëta – 2, Gjetje mjetit të pashpërthyer- 1, Dhunë familiare – 1, Prerje ilegale të drunjve – 1, Incidente zjarri – 4, Lëndim trupor-1, Monedhë e falsifikuar-1.

Përfaqësuesi i LMT-KFOR-it deklaroi se do t’a kemi një vizitë nga niveli i lartë i KFOR-it, nesër.