Suharekë: Brenda 1 jave, 120 tiketa trafiku dhe 2 padi

  • 12.04.2019, 11:21

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, ku të pranishëm ishin Nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, kryesuese e takimit, përfaqësuesit e Policisë, përfaqësuesi i  OSBE-së dhe përfaqësuesit nga KFOR-LMT.

Nënkryetarja ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka numëruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke dhënë nga një shpjegim të shkurtër për të gjitha ato që kanë ndodhur ku specifikoi “Diskutimet Publike”, që po mbahen nëpër fshatra dhe ka njoftuar për aktivitetet që do të mbahen në vazhdim.

Përfaqësuesi i Policisë, ka raportuar për situatën e sigurisë në nivel komunal ku ka thënë se nuk kemi pasur ndonjë rast të rëndë specifik por ka numëruar disa raste.

Asistim Inspektorëve komunal, Vjedhje të imëta – disa, Tiketa trafiku (kundërvajtje) – 120, Padi – 2, Lëndim trupor – 1, Inspektim i Gurëthyesve.

Ndërsa përfaqësuesi i OSBE-së, ka njoftuar se janë në fazën e implementimit të projekteve.

Nga LMT-KFOR, është deklaruar se kemi pasur ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës dhe se jemi në terren vazhdimisht.

Të tjera