Suharekë: Brenda 1 jave, 1 aksident dhe 3 incidente zjarri

04.04.2019

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, ku të pranishëm ishin Nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, kryesuese e takimit, përfaqësuesit e Policisë, përfaqësuesi i  OSBE-së dhe përfaqësuesit nga KFOR-LMT. Nënkryetarja ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka numëruar të gjitha takimet dhe ngjarjet  duke dhënë nga një shpjegim  […]

Suharekë: Brenda 1 jave, 1 aksident dhe 3 incidente zjarri Foto: Ilustrim

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, ku të pranishëm ishin Nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, kryesuese e takimit, përfaqësuesit e Policisë, përfaqësuesi i  OSBE-së dhe përfaqësuesit nga KFOR-LMT.

Nënkryetarja ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka numëruar të gjitha takimet dhe ngjarjet  duke dhënë nga një shpjegim  të shkurtër për të gjitha ato që kanë ndodhur.

Znj. Mihrije Suka, specifikoi Mbledhjen e Asamblesë Komunale, Diskutimet Publike nëpër fshatra dhe Akademinë Përkujtimore për Indrit Carën dhe ka njoftuar për aktivitetet që do të mbahen në vazhdim.

Përfaqësuesi i Policisë, ka raportuar për situatën e sigurisë në nivel komunal ku ka thënë se nuk kemi pasur ndonjë rast të rëndë specifik por ka numëruar disa raste siç janë: Aksident rrugor – 1, Vjedhje të imëta – disa, Tiketa trafiku (kundërvajtje) – 92, Incidente zjarri – 3, Lëndim trupor – 1, Dëmtim prone – 1.

Ndërsa përfaqësuesi i OSBE-së, ka njoftuar se kanë pasur angazhime lidhur me organizimet e trajnimeve të ndryshme dhe ka njoftuar se aktivitete të tilla do të ketë edhe në vazhdim.

Përfaqësuesit e LMT-KFOR-it deklaruan se kemi pasur vizitë nga kontigjenti austriak dhe kanë njoftuar se CIMIC, ka dhuruar 4 laptopë, në shkollën e fshatit Bukosh dhe ka përmendur iniciativën për pastrim të ambientit.

Takimi u përmbyll në formë të rregullt.