Dhunë në familje Suharekë: Arrestohet pasi sulmon fizikisht bashkëshorten e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Emergjencën në Suharekë dhe e njëjta pas tretmanit mjekësor është liruar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.