Suharekë: Arrestohet pasi sulmoi babain!

04.02.2019

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Ligji e përcakton dhunën në familje në formën e çdo veprimi apo mosveprimi të një personi ndaj një personi tjetër, që është apo […]

Suharekë: Arrestohet pasi sulmoi babain! Foto: Grief

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij.

Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Ligji e përcakton dhunën në familje në formën e çdo veprimi apo mosveprimi të një personi ndaj një personi tjetër, që është apo ka qenë në marrëdhënie familjare, e që sjell si pasojë cenim të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social, ekonomik. /rtk/