Suharekë: Arrestohet pasi futi me forcë femrën në veturë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se një person është arrestuar mbrëmë në Suharekë pasi që pa dëshirën e personit tjetër(femrës) e ka futur me forcë në veturë me të cilën ishte në lidhje.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë në rr. “Brigada 123”, në Suharekë.

“Viktima femër K-Shqiptare ka njoftuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar me të cilin është në lidhje, pa dëshirën e saj është marrë me forcë dhe është futur në veturë”, njoftoi Policia.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.