Suharekë, arrestohet një person që kishte probleme mentale

08.09.2019

Gjatë ditës së djeshme (07.09.2019) në Suharekë, përkatësisht në fshatin Dobërdolan, rreth orës 16:00 është arrestuar i dyshuari mashkull i cili ka probleme mentale. I njëjti në shtëpinë e tij ishte bërë agresiv dhe kishte thyer orenditë brenda. Menjëherë pas arrestimit të dyshuarit ju ka dhënë ndihma e parë në shtëpinë e shëndetit Suharekë e […]

Suharekë, arrestohet një person që kishte probleme mentale Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme (07.09.2019) në Suharekë, përkatësisht në fshatin Dobërdolan, rreth orës 16:00 është arrestuar i dyshuari mashkull i cili ka probleme mentale.

I njëjti në shtëpinë e tij ishte bërë agresiv dhe kishte thyer orenditë brenda.

Menjëherë pas arrestimit të dyshuarit ju ka dhënë ndihma e parë në shtëpinë e shëndetit Suharekë e më pas është dërguar në repartin e psikiatrisë në Prizren.

Pas tretmanit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.