Suharekë: Arrestohet 23 vjeçari pasi kanosi me thikë 21 vjeçarin

Suharekë: Arrestohet 23 vjeçari pasi kanosi me thikë 21 vjeçarin

Të enjten në orët e mbrëmjes një 23 vjeçar është arrestuar në Suharekë pasi që kishte kanosur një 21 vjeçar me thikë.

Ngjarja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje në mes të dy palëve afër banesave të parkut të qytetit në Suharekë ku i dyshuari kishte filluar ta ndjekte viktimën duke mbajtur në dorë një thikë.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, komandanti i stacionit policor në Suharekë, Milazim Lumi.

Ka qenë intervenimi i shpejtë i policisë së Kosovës që ka parandaluar eskalimin e situatës duke arrestuar të dyshuarin në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

RAPORTO