Suharekë: 3 vjedhje brenda javës

14.06.2019

Në takimin e radhës që u mbajt sot në Komunën e Suharekës, më nënkryetarën e Komunës Mihrije Suka, u diskutua edhe për gjendjen e sigurisë në Komunën e Suharekës. Për gjendjen e sigurisë ka raportuar, përfaqësuesi policor në Suharekë, kapiten Haxhi Kabashi, i cili e ka vlersuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë. Kabashi […]

Suharekë: 3 vjedhje brenda javës Foto: Ilustrim

Në takimin e radhës që u mbajt sot në Komunën e Suharekës, më nënkryetarën e Komunës Mihrije Suka, u diskutua edhe për gjendjen e sigurisë në Komunën e Suharekës.

Për gjendjen e sigurisë ka raportuar, përfaqësuesi policor në Suharekë, kapiten Haxhi Kabashi, i cili e ka vlersuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë.

Kabashi raportoi se brenda javës kanë ndodhur 2 aksidente trafiku, 2 vjedhje dhe 1 raport për telefon mobil i vjedhur.

Edhe javën e kaluar kapiteni Haxhi Kabashi raportoi se në Komunën e Suharekës kanë ndodhur 2 raste të vjedhjeve në fshatin Vraniq.