Suharekë: 2 zjarrfikës menaxhojnë 7 lokacione dhe një veturë në zjarr!

E diela ka qenë pushim pothuajse për të gjithë punonjësit dhe shërbyesit civil. Por jo edhe për zjarrfikësit e Suharekës.

“Rritja” e temperaturave siç duket ju ka nxjerrë tejet problem 2 zjarrfikësve që ishin në ditë pune këtë të dielë, për faktin se qytetarët me pastrimin e fushave kishin ndezur zjarre dhe në këtë rast nuk kanë mundur që ta menaxhojnë deri te fikja e tij.

7 zona zjarri janë lajmëruar brenda orës 12:00 deri në ora 19:00 ku prej tyre 2 në Suharekë, 1 në Sllapuzhan, 1 në Bukosh, 1 në Savrovë, 1 në Topliqan dhe 1 në Studençan.

Përjashtim këto dy të fundit ku nuk ka qenë e mundur të intervenohet për shkak të mungesës së stafit dhe zhvillimit në të njëjtën kohë.

Por kjo nuk ka qenë e tëra për dy zjarrfikësit kujdestar. Në ora 20:00 ishin informuar se një veturë ishte kapluar nga zjarri në Duhël dhe se duhej të intervenonin për lokalizimin dhe fikjen e zjarrit.


Suhareka po përballet me numër të vogël të zjarrfikësve ku krahas numrit tē banorëve do duhej të kishte 59 e që në fakt janë vetëm 13. Ndërkohë për dallim nga Suhareka, Komuna e Prizrenit gjatë ditës ka punësuar edhe 30 zjarrfikës.

RAPORTO