Suharekë: 2 gjoba për ndotësit e mjedisit gjatë muajit Janar

Organizata Let’s Do It ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor dhe qendror dhe shqiptimin e gjobave për ndotësit.

Në listën e janarit, në vendin e parë është Prishtina, në vendin e dytë për më së shumti gjoba të shqiptuara për ndotësit e mjedisit gjenden Komuna e Deçanit dhe e Malishevës me nga 6 gjoba të shqiptuara nga inspektorët.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Lista vazhdon me Komunën e Pejës ku janë shqiptuar 4 gjoba për ndotësit, dhe Komunën e Suharekës dhe atë të Prizrenit ku janë shqiptuar nga 2 gjoba për ndotësit.

Nga një gjobë është shqiptuar në Komunat si Mitrovica, Istogu e Kamenica.

Ndërsa, në komunat, si: Fushë Kosovë, Obiliq, Skenderaj, Podujevë, Vushtrri, Ferizaj, Gjilan, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit, Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik, Shtime, Lipjan dhe Drenas nuk është shqiptuar asnjë gjobë e vetme për ndotësit e mjedisit gjatë muajit janar nga inspektorët mjedisor.

Kujtojmë se Komuna e Suharekës është renditur e para në Listën e Komunave më ambientin më të pastër. Sipas raportit të fundit të ndreqe.com , Komuna jonë ka përqindjen më të lartë të largimit të mbeturinave ku kemi pastruar rreth 124 zona të deponive ilegale.

RAPORTO