Suharekasit nuk respektojnë masat e Qeverisë, arrestohen 4 persona

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 4 persona në Komunën e Suharekës, për mos veprim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë Covid-19.

Ata kishin lëvizuar në kohën e ndaluar, jo sipas kohës së caktuar në bazë të numrit të parafundit në letërnjoftim.

Suharekë 25.04.2020-14:20. Është raportuar se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë nuk e kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Suharekë 25.04.2020-20:15. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar nuk e ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

RAPORTO