Sopijë, shkakton aksident trafiku dhe ik nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku është raportuar të ketë ndodh të shtunën rreth orës 16:00 në rrugën Shirokë-Sopijë.

Sipas burimeve të SuharekaOnline në aksident janë përfshirë tri automjete, ku shkaktari i aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu bëhet e ditur se dy veturat tjera kanë pësuar dëme materiale dhe ngasësja e njërit automjet ka pësuar lëndime të lehta trupore.

RAPORTO