Slloveni: Arrestohet 21 vjeçari nga Kosova, ndihmonte 72 migrantë ilegal

72 migrantë ilegalë dhe tre persona që i ndihmonin ata të hyjnë ose të kalojnë përmes Sllovenisë pa dokumente u kapën gjatë fundjavës në zonën e patrulluar nga Departamenti i Policisë në Kopër të Sllovenisë.

Një grup migrantësh të paligjshëm u kapën të premten në afërsi të qytetit të Podgorje së bashku me udhëzuesin e tyre, një 21 vjeçar shtetas i Kosovës.

Sipas mediave sllovene 21 vjeçari nga Kosova i’u ndihmonte migrantëve të kalonin përmes Sllovenisë për në shtetet tjera, pot pasi u dërgua para gjykatës u vendos në paraburgim, transmeton SuharekaOnline.

Të shtunën në mbrëmje, një qytetar 44-vjeçar i Ukrainës është kapur në të njëjtën zonë duke transportuar 18 shtetas pakistanezë. Edhe Ai është gjithashtu në paraburgim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.