Si po kërkohen para me fotografinë e qytetarit nga Suhareka

13.11.2019

Ky është Sabit Gashi nga Suhareka, fotografia e së cilit po keqpërdoret nga disa qytetarë në Maqedoninë Veriore për të përfituar para. Duke u paraqitur me emra të ndryshëm ata po kontaktojnë me bashkëkombësit në Shqipëri duke u thënë se gjatë një udhëtimi me familjen në Maqedoni, kanë bërë aksident dhe fëmijët janë në gjendje […]

Si po kërkohen para me fotografinë e qytetarit nga Suhareka Foto: Ilustrim

Ky është Sabit Gashi nga Suhareka, fotografia e së cilit po keqpërdoret nga disa qytetarë në Maqedoninë Veriore për të përfituar para.

Duke u paraqitur me emra të ndryshëm ata po kontaktojnë me bashkëkombësit në Shqipëri duke u thënë se gjatë një udhëtimi me familjen në Maqedoni, kanë bërë aksident dhe fëmijët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Madje, tërheqjen e parave ata po e bëjnë nga institucionet financiare dhe me numra personal të pasaportave. Por, qytetarët pasi kishin kuptuar se kanë rënë pre e mashtrimit, kishin nisur kërkimet për Gashin, i cili vetëm brenda dy muajve të fundit ka pranuar pesë telefonata.

E personat target janë ata që përmes fotografive shihen se bëjnë jetë të mirë dhe mbajnë foto me fëmijët. Me disa prej tyre ka biseduar edhe Top Channel të cilët pa dashur të flasin para kamerës kanë thënë se po vazhdojnë t’i mbajnë dëshmitë në rast nevoje të raportimit në polici.

Gashi të gjitha faktet i ka dorëzuar tek Policia e Kosovës, prej të cilëve po pret që në bashkëpunim me policinë maqedonase t’i vënë para drejtësisë mashtruesit.