Shtyhet gjykimi për krim të organizuar, ku akuzohet edhe një person nga Suhareka për posedim të paautorizuar të armës

05.11.2021

Në këtë rast A.F, A.S, P.F, A.F, P.F, G.F, M.Sh, I.R, R.M, N.M, P.M, A.H, K.P, K.D, B.J dhe M.F, akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe për veprën […]

Shtyhet gjykimi për krim të organizuar, ku akuzohet edhe një person nga Suhareka për posedim të paautorizuar të armës Foto: Ilustrim

Në këtë rast A.F, A.S, P.F, A.F, P.F, G.F, M.Sh, I.R, R.M, N.M, P.M, A.H, K.P, K.D, B.J dhe M.F, akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Për shkak se gjykata ka bërë bashkimin e kësaj lëndë me lëndën me numër PS.nr.100/16, ku të akuzuar janë A.F, P.F, P.F, D.F, Xh.K, A.F, G.F, Xh.S, Sh.H, F.I, K.S, për të njëjtat vepra penale, u vendos që seanca e së premtes të shtyhet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Bashkimin e lëndëve nuk është kundërshtuar as prokurorja Merita Bina Rugova, e as mbrojtja.

Për këtë arsye, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Suzana Çerkini e ka shtyrë seancën deri më 6 dhjetor 2021, ku pritet të vazhdojë gjykimi me dy lëndët e bashkuara.

Ndryshe, A.F, A.S, P.F, A.F, P.F, G.F, M.Sh, I.R, R.M, N.M, P.M, A.H, K.P, K.D, B.J dhe M.F, akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Ndryshe, në këtë çështje të akuzuarit për armëmbajtje pa leje janë A.H, K.P, K.D dhe B.J, kanë pranuar fajësinë dhe ndaj tyre gjykata ka shpallur aktgjykim.

Po ashtu, në këtë rast të akuzuar për armëmbajtje pa leje kanë qenë edhe B.A, F.U, S.N, S.K por që ndaj tyre ishte veçuar procedura dhe ndaj tyre gjykata ka shpallur një aktgjykim.

Gjithashtu, në këtë rast ka qenë i akuzuar edhe E.B, por në fazat e mëhershme ishte veçuar procedura nga gjykatësja Albina Shabani-Rama pas pranimit të njoftimit nga Stacioni Policor në Suharekë, sipas të cilit ai ndodhej jashtë vendit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë më 10 dhjetor 2019, ndaj 20 të akuzuarve për disa vepra penale.

Sipas aktakuzës A.F.u, A.S., P.F, P.F, G.F, M.Sh, I.R, R.M, N.M, dhe P.M, gjatë periudhës kohore nga fillimi i vitit 2018 deri më 24 korrik 2019, në Prishtinë dhe vende të tjera, duke vepruar si grup i organizuar kriminal si bashkim i strukturuar me dashje dhe qellim që të kryejnë veprën penale kanë vepruar në kundërshtim me ligjin mbi armët, duke importuar armë dhe municion.

I pandehuri K.I, thuhet se nga Republika e Maqedonisë Veriore kishte siguruar furnizimin me armë dhe municion për të pandehurin A.F dhe M.Sh, përmes ndërmjetësuesit A.S, i cili kishte transportuar armët me veturën e tipit “Golf 5”, ku më pas të akuzuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin këto armë i kishin dërguar në punëtorinë e tyre në Prishtinë dhe kishin bërë modifikimin e armëve nga armë me gaz në armë të llojit tjetër, ku më pas i kishin shitur te persona të ndryshëm, derisa nga masat e fshehta ishin gjetur armët nga ana e policisë.

Në bazë të kësaj aktakuzë, thuhet se më pas policia gjatë kontrollit që kishte bërë në shtëpitë e të pandehurve F. në lagjen “Kodra e Trimave”, kishte gjetur dhe konfiskuar 10 pistoleta të armëve me gaz, vegla pune, pastrues të armëve, ndërsa të groposura nën oborrin e shtëpisë së të pandehurit A.F kishin gjetur edhe 25 pistoleta, armë me gaz.

Ndërsa, B.A, F.U, S.N, A.H, K.P, E.B, K.D, B.J dhe S.K akuzohen për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi që në shtëpitë e tyre secilit veç e veç, u ishin gjetur armë dhe fishekë të ndryshëm pa leje nga ana e Policisë së Kosovës. /BetimipërDrejtësi