Shteti në gjunjë, rreth 50 plaçkitje për 3 muaj në Kosovë

07.04.2019

Kohëve të fundit në vendin tonë është rritur numri i plaçkitjeve të armatosura, e më shqetësuese janë ato nëpër bankat e vendit. Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, janë raportuar mbi 50 raste të tilla. Sipas Policisë së Kosovës, vetëm në dy mujorin e parë të 2019-tës, janar e shkurt, janë shënuar mbi […]

Shteti në gjunjë, rreth 50 plaçkitje për 3 muaj në Kosovë Foto: Ilustrim

Kohëve të fundit në vendin tonë është rritur numri i plaçkitjeve të armatosura, e më shqetësuese janë ato nëpër bankat e vendit.

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, janë raportuar mbi 50 raste të tilla.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm në dy mujorin e parë të 2019-tës, janar e shkurt, janë shënuar mbi 40 raste të grabitjeve, ku shumica prej tyre kanë qenë  të armatosura.

“Ne rastet i evidentojmë sipas kodit penal të RKS-së, në vitin që po lëmë pas( 2018) jane evidentuar gjithsej 297 raste te grabitjeve, ndërsa në janarin e vitit 2019 jane evidentuar 25 raste të grabitjeve, kuse gjatë shkurtit 21 raste. Disa nga këto raste të dyshuarit kanë poseduar armë, por jo në të gjitha rastet”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura, në mënyrë që të parandalohet kjo dukuri, e vetëm disa prej tyre kanë përfunduar me sukses.

Sidoqoftë, disa raste të grabitjeve janë shënuar edhe muajin që lam pas, shumica prej tyre nëpër banka të vendit.

Por në anën tjetër,  grabitjet e mëdhaja po rrisin pakënaqësitë e investimeve të huaja në Kosovë, të cilat janë të pakta.

E për të parandaluar një gjë të tillë, deri tani Qeveria ka marrë vetëm një veprim, që MPB t’i pajisë me armë të gjata policët, gjë e cila nuk ka sjellur shumë rezultate.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme u shënua edhe një rast i grabitjes me armë, madje hajdutët me forcë, duke e sulmuar me bombë, kanë hyrë në objektin e TEB’it, ku raportohet se i kanë marrë të gjitha paratë.