Policia e Kosovës shqipton mbi 14 mijë tiketa trafiku për tetë ditë

18.03.2021

Si në muajt paraprakë edhe në muajin mars të këtij viti, Policia e Kosovës, të cilët janë çdoherë në shërbimin e qytetarëve, ka zhvilluar aktivitetet e tyre. Në raportimet ditore që bënë Policia e Kosovës të cilat i përcjellë SuharekaOnline, ndër tjerash bëhet e ditur edhe numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID dhe […]

Policia e Kosovës shqipton mbi 14 mijë tiketa trafiku për tetë ditë Foto: Ilustrim

Si në muajt paraprakë edhe në muajin mars të këtij viti, Policia e Kosovës, të cilët janë çdoherë në shërbimin e qytetarëve, ka zhvilluar aktivitetet e tyre.

Në raportimet ditore që bënë Policia e Kosovës të cilat i përcjellë SuharekaOnline, ndër tjerash bëhet e ditur edhe numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID dhe i tiketave të shqiptuara për drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i respektojnë rregullat në komunikacion.

Që nga data 08 mars deri më 16 mars, 2021, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vazhdën e aktiviteteve ka dënuar 5,463 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës, e që ka hyrë në fuqi nga muaji gusht i vitit 2020, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimit të situatës nga ky virus.

Gjithashtu për të njëjtën periudhë kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 14,039 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

Rikujtojmë se Policia e Kosovës nga 08 masi i këtij viti ka zhvilluar aktivitete në kuadër të operacionit ‘ROADPOL’- Rripi i sigurisë, ku ka bërë të ditur se nga data e lartëcekur deri më 15 mars, ka shqiptuar 4,579 gjoba për kundërvajtjen “mos përdorim të rripit të sigurisë”.