Shqetësuese: Rritet numri i aksidenteve, 67 aksidente për 24 orë

01.10.2019

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 67 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë. Nga këto aksidente, fatmirësisht nuk ka pasur me fatalitet, ndërsa 24 aksidente ishin me lëndime trupore dhe 43 të tjerë ishin me dëme materiale. Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit janë […]

Shqetësuese: Rritet numri i aksidenteve, 67 aksidente për 24 orë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 67 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë.

Nga këto aksidente, fatmirësisht nuk ka pasur me fatalitet, ndërsa 24 aksidente ishin me lëndime trupore dhe 43 të tjerë ishin me dëme materiale.

Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit janë 1354 sosh, dhe e tërë kjo po bëhet me qëllim që të bëhet parandalimi i aksidenteve.

Po ashtu Policia për këtë periudhë kohore ka arrestuar 15 persona, ku 8 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa vetëm 1 person është në vuajtje të dënimit.