Shqetësuese, për vetëm pesë ditë, ndodhën mbi 440 aksidente trafiku në Kosovë

21.08.2021

Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion. Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 80 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në […]

Shqetësuese, për vetëm pesë ditë, ndodhën mbi 440 aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion.

Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 80 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 82 aksidente trafiku dy prej tyre fatkeqësisht kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 25 të tjera me persona të lënduar dhe 55 me dëme materiale.

Ndërsa brenda këtyre pesë ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 446 aksidente trafiku.

SuharekaOnline ka mbledhur statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 16 gusht deri më 20 korrik.

DataNr. i aksidenteveMe fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
16 gusht9713066
17 gusht8402262
18 gusht9301677
19 gusht9011772
20 gusht8222555
TOTAL4464110332