Shqetësuese, për një vit rreth 350 raste të kafshimeve nga qentë endacakë

06.11.2019

Ende është shqetësuese numri i qenve endacak dhe se po të njëjtit vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët e Kosovës. Edhe pse shpesh është kërkuar që bëhet një zgjidhje për këtë problem mjaft serioz, por një gjë e till nuk është bërë akoma, pavarësisht iniciativave. Rastet e kafshimeve nga qentë endacakë nuk kanë qenë asnjëherë […]

Shqetësuese, për një vit rreth 350 raste të kafshimeve nga qentë endacakë Foto: Ilustrim

Ende është shqetësuese numri i qenve endacak dhe se po të njëjtit vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët e Kosovës.

Edhe pse shpesh është kërkuar që bëhet një zgjidhje për këtë problem mjaft serioz, por një gjë e till nuk është bërë akoma, pavarësisht iniciativave.

Rastet e kafshimeve nga qentë endacakë nuk kanë qenë asnjëherë të rralla, madje edhe fëmijët janë sulmuar nga këto kafshë, e po të njëjtat kafshë po mbrohen nga organizatat joqeveritare, ku këto organizata kanë dalur kundër vrasjes së tyre, por këto të fundit si zgjidhje që mos të vjen deri te vdekja e qytetarëve nga këta qenë endacak, shihet sterilizimi e cila e ndalon shumimin e tyre dhe vaksinimin kundër tërbimit.

E për këtë çështje ka folur edhe Lindita Ajazaj-Berisha, U.D e Drejtorit të Klinikës Infiketive në QKUK, e cila tha për Indeksonline se deri në fund të muajit paraprak tetor, kanë qenë hiq më pak se afër 350 raste të kafshimeve nga qentë, kryesisht këto raste ndodhen nga qentë endacak.

“Në Klinikën Infektive deri më 31.10.2019 janë trajtuar në mënyrë ambulantore 348 raste me diagnozën Vulnus morsum cani (kafshime nga qeni, zakonisht endacak e në raste të rralla edhe qeni i shtëpisë), ndërsa ka qenë vetëm një rast i spitalizuar i cili pas trajtimit është lëshuar në shtëpi”.

Infektologia tutje ka shtuar se për momentin nuk e kanë asnjë rast të spitalizuar në Klinikën Infektive.

Ndryshe, thuhet se në nivel vendi janë rreth 150.000 qen endacak. E rreziku më i madh nga ta vjen kryesisht në sezonën dimërore.