Shqetësuese, për 24 orë mbi 70 aksidente, një me fatalitet

18.12.2021

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 72 aksidente. Fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 24 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 47 të tjera […]

Shqetësuese, për 24 orë mbi 70 aksidente, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 72 aksidente.

Fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 24 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 47 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,691 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 22 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.